Flet punëtori i drogës: Mendova për bukën e fëmijës, jo për ligjin

  • 26 October 2016 - 17:52
Flet punëtori i drogës: Mendova për bukën e fëmijës, jo për ligjin

“Kam kohë që kërkoj punë, por askush nuk më ndihmoi. Kam një fëmijë për të rritur dhe nuk kisha me çfarë ta ushqeja. Një ditë dikush me pyeti në fshat a do punë apo jo? Nuk mendova për ligjet, mendova për bukën që duhet të çoj në shtëpi si kryefamiljar”, kjo ka qenë dëshmia e të arrestuarit për Miklovan Kuka, njëri ndër tetë të ndaluarit në Fier gjatë aksionit antidroge në fshatin Ninesh të njësisë administrative Fratar.

Për 31-vjeçarin Kuka sëbashku me katër të tjerë të dyshuar se ishin punëtorë në vendin ku u sekuestruan 145 kilogramë kanabis Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg me afat 30 ditor.

(Kosova Sot)