Mustafa: S’kemi folur asnjëherë për zgjedhje, kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund

  • 26 October 2016 - 22:29
Mustafa: S’kemi folur asnjëherë për zgjedhje, kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni PDK-LDK është duke funksionuar mirë. Ai ka mohuar edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje. I pari i ekzekutivit ka thënë se kjo qeveri do të çojë mandatin deri në fund. Ai ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit janë keqinterpretuar.

“Nuk është folur asnjëherë për zgjedhje. Ne jemi duke funksionuar tepër mirë. PDK dhe LDK si koalicion qeverisës do ta çojnë mandatin deri në fund. Zgjedhjet do të mbahen ashtu siç parashihen, pra pasi ne ta përfundojmë mandatin”, ka thënë Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se deklaratat e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të bëra ditë me parë në media për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, janë keqkuptuar.

“Deklaratat në media shpesh po keqinterpretohen dhe po u jepen kahje të ndryshme”, ka thënë Mustafa në transmetuesin publik.

(Kosova Sot)