Arrestohet i dyshuari që plagosi 15 vjeçarin dje në kryeqytet
Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë ku sipas policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Lidhur me rastin i dyshuari së bashku me dy prindërit është vetdorëzuar në stacionin policor, ndërsa armën të cilën e ka përdorur në rast sipas tij e ka hedhur në parkun e qytetit.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk e ka gjetur armën. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot)