Përplasje e ashpër mes Mujës e Ismailit në Kuvendin e Kosovës

  • 27 October 2016 - 17:15
Përplasje e ashpër mes Mujës e Ismailit në Kuvendin e Kosovës

Sapo ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës, është dashur të ndërpritet për një pauzë pesë minutëshe, pasi deputetët Shaip Muja (PDK) e Fisnik Ismaili (Vetëvendosje) kanë nisur me akuza të rënda kundrejt njëri tjetrit.

Muja e ka akuzuar Ismailin se me satirat e tij në formë të animacioneve kishte sulmuar rëndë figurën e tij, ndërsa e kishte thirrur në telefon për të pirë kafe e për t’u sqaruar.

Ismaili i ka thënë se nuk do që të flasë me të dhe qiftin e tij, ndërsa i ka thënë se me të do të flasë “vetëm nëse i duhet që ta ruajë veshkën”.

Muja në replikën tjetër e ka quajtur spiun Ismailin, teksa ka thënë se me deklarata të tilla është shkruar edhe raporti i Dick Martyt.

Ka reaguar kreu i Kuvendit të Kadri Veseli, që ka kërkuar 5 minuta pauzë.

(Kosova Sot)