Seks-skandali doli ditën që u hap dasma e vajzës së gjyqtarit

  • 28 October 2016 - 08:51
Seks-skandali doli ditën që u hap dasma e vajzës së gjyqtarit

Skandali i përgjimeve të Kryetarit të Gjykatës, Guximtar Boçi u publikua dje në TV Klan, por në Gjirokastër ngjarja përflitej prej ditësh. E enjtja përkoi me hapjen e dasmës së vajzës së gjyqtarit, e cila punon si shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Hapja e dasmës në shtëpinë e gjyqtarit u bë rreth orës 16;00 deri rreth orës 20;30. Aty ishin ftuar edhe gjyqtarë dhe prokurorë, kolegë të Guximtar Boçit. Mësohet se këto të fundite shmangën vizitën në shtëpinë e kryegjyqtarit, duke qenë në dijeni të skandalit që pritej të publikohej në media. Boçi është rreth 55 vjeç, baba i dy vajzave, më e madhja prej të cilave këto ditë celebron martesën e saj. Gruaja që denoncoi në media skandalin seksual ishte nënë e dy fëmijëve. Ajo ishte në një konflikt me ish bashkëshortin e saj për shtëpinë ku kishin jetuar bashkë.

(Kosova Sot)