Berisha: Frroku në ishullin e Karaibeve

  • 29 June 2015 - 23:33
Berisha: Frroku në ishullin e Karaibeve

Ish-Kryeministri Sali Berisha pretendon se e di vendndodhjen e Arben Frrokut, të dënuarit me burgim të përjetshëm, për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se Frroku u arratis në Kubë, pasi mori pafajësinë nga autoritetet vendase.

Duke akuzuar qeverinë “Rama”, Berisha e quan dënimin e Frrokut nga Gjykata e Apelit një lojë me kriminelë.

Postimi i Sali  Berishës

I dhane pafajesine per vota vrasesit te komisarit Lame. Arben Frroku, pas permbushjes se misionit, arratiset per ne Kube! Apeli sot e denoi me burg perjete! 

Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve. 

Sot Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese denimin perjete per vrasjen e Komisarit Lame. Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame! Sb