Denoncimin 100 milionësh e dështoi shteti i korruptuar

  • 30 June 2015 - 07:31
Denoncimin 100 milionësh e dështoi shteti i korruptuar

Doganat e kapura, prokuroria premton hetimin e kanalit të kaltër

Kompanitë kontrabanduese me lidhje të shumëfishta me pushtetin 

"Unë di prej një burimi të saktë, derisa kam qenë kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike në Kuvend, zyrtarisht më kanë thënë që policia ka denoncuar subjektet ekonomike për shumën deri në 100 milionë euro, por që ato vazhdimisht janë prolonguar, janë shtyrë, nuk kanë hyrë në shqyrtim derisa janë vjetruar si lëndë. Po flas për vitin 2010. Ato (kompanitë kontrabanduese) e kanë lidhjen dhe atje prandaj nuk vijnë në rend kurrë", thekson ish-ministri i Financave, Haki Shatri

Krimi i organizuar ekonomik dhe korrupsioni duket se po u shkojnë për shtati mjaft mirë strukturave qeverisëse, duke qenë se këta të fundit nuk kanë marrë dhe nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se do të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me këtë çështje. Ndërkaq kontrabanda po bëhet hapur në rrugë zyrtare dhe doganat vijojnë të drejtohen nga një zyrtar që është nën hetime, ashtu siç po ndodh dhe në disa institucione të tjera. Sipas deputetit të Nismës, Zafir Berisha, çështja e doganave është problem permanent që në kohën kur i kanë menaxhuar ndërkombëtarët, sepse përmes doganave është zhvilluar ekonomia informale. Sipas të njëjtit fakt, që 40 kompani kalojnë kufirin e kaltër pas paguar asnjë obligim ligjor, për deputetin Berisha është treguesi më i mirë që Dogana në bashkëpunim me terminalet janë në duart e krimit të organizuar, duke i pasuruar individë të caktuar dhe duke thelluar ndarjen e klasave brenda shoqërisë, në milionerë dhe multimilionerë si dhe të varfër që nuk kanë as bukë për të ngrënë. "Faji kryesor është i institucioneve, të cilat nuk e kanë idenë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë e rëndë që e kapluar vendin. Mendoj se Qeveria duhet të rikthehet dhe të merret me çështje që i përkasin qytetarëve dhe jo me gjëra, të cilat faktikisht nuk paraqesin ndonjë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve", shprehet deputeti Berisha, duke iu referuar mosdiskutimit në Kuvend të kësaj çështjeje... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)