Ish-Qeveria 'Thaçi' u katandis nën 1 për qind

  • 30 June 2015 - 07:34
Ish-Qeveria 'Thaçi' u katandis nën 1 për qind

Administrimi i dështuar, vjet u shënua rritja më e vogël ekonomike pas luftës

Ish-ministrat Besim Beqaj dhe Bedri Hamza e mashtruan opinionin

Në këtë rënie që e mohonin zyrtarët partiakë kosovarë ka ndikuar shkalla e lartë e korrupsionit, evazioni fiskal, rënia e investimeve të huaja dhe qeverisja jo e mirë. Shifra e publikuar nga ASK-ja ka hedhur poshtë vlerësimet e institucioneve të larta shtetërore, por nuk ka befasuar ekspertët për çështje ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve 

Pushteti në Kosovë po përpiqet të manipulojë me shifrat, ndërsa rritja ekonomike ka pësuar tkurrje rekord viteve të fundit. Derisa ishministrat e Financave, Besim Beqaj dhe Bedri Hamza, kishin proklamuar duke mashtruar për një rritje më të madhe prej 4.6 për qind, të dhënat e Bankës Botërore dhe ato të ASK-së, treguan se rritja ekonomike ka rënë vjet nën 1 për qind. Analistët thonë se me shifrat e rritjes ekonomike në Kosovë, prej pas luftës qeveritarët tanë kanë gënjyer opinion për rritje të madhe ekonomike, e çdoherë janë demantuar pastaj nga Banka Botërore. Sipas tyre, në këtë rënie ka ndikuar shkalla e lartë e korrupsionit, evazioni fiskal, rënia e investimeve të huaja dhe qeverisja jo e mirë. Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë se rritja ekonomike për vitin 2014 ka qenë 0.9 për qind. Kjo shifër e publikuar nga ASK-ja ka hedhur poshtë vlerësimet e institucioneve të larta shtetërore, por nuk ka befasuar ekspertët për çështje ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)