Ja çfarë përfitoi Telekomi i Serbisë në Kosovë

  • 30 June 2015 - 14:29
Ja çfarë përfitoi Telekomi i Serbisë në Kosovë

Telekomi i Serbisë, me shumë gjasë, do të jetë operator legal në Kosovë.

Një gjë të tillë po pretendojnë se e garantuan për këtë firmë të telekomunikacionit, përfaqësuesit e Serbisë, në bisedimet e mbrëmshme me kolegët e tyre kosovarë, në Bruksel.

Kjo do të thotë se Telekomi do të mbajë, pa u penguar nga shteti i Kosovës, 23 stacione bazë dhe shtatë objekte.

Pos kësaj, muhabetet e mbrëmshme ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit i garantojnë firmës serbe vazhdimin e licencës së operimit në Kosovë, të paktën deri më 2017, njofton Novosti.

Më tepër se kaq, thirrjet nga numrat e Telekomit në Kosovë, te ata në Serbi, nuk do të llogaritet si linjë mes dy shteteve.

“Arritëm ta ruajmë pasurinë e telekomit, të fitojmë telefona fiks dhe thirrje lokale nga Mitrovica e Kosovës dhe Gracanica për Beograd me hyrjen 011, dhe anasjelltas, 038 për Prishtinë”, përcjellë Klan K.

“Arritëm të marrim edhe multipleksin digjital 1 e 2 dhe kanalet tona televizive, por fatkeqësisht, kjo nuk u nënshkrua ende”, ka thënë Vuçiq.