Zvarritja e Speciales forcon arsyet e themelimit

  • 01 July 2015 - 07:33
Zvarritja e Speciales forcon arsyet e themelimit

Hetimi i dyshimeve për krime të luftës 

Disa politikanë janë duke u frikësuar nga Gjykata 

Analistët kosovarë vlerësojnë se zvarritja e formimit të Gjykatës vetëm sa e përforcon arsyen që ajo të krijohet sa më shpejt. Sipas tyre, ata që shtyjnë formimin e saj në një mënyrë po e arsyetojnë themelimin e saj, ngase po japin paraprakisht sinjale se po frikohen nga epilogu i Gjykatës

Mosvotimi në Kuvend i amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, për hapjen rrugë të krijimit të Gjykatës Speciale, dhe dalja me vonesë e lidershipit kosovar me idenë e krijimit të një Gjykate vendore që do të merrej me të gjitha rastet e dyshuar, nga analistët interpretohet si një lloj frike e thellë e politikanëve të Kosovës, si në pozitë apo në opozitë, se mos ata do të hetohen për krime. "Sipas asaj që kemi lexuar në medie rreth themelimit të Gjykatës Speciale, kjo Gjykatë do të merret vetëm për krimet e supozuara të luftës, në bazë të raportit të Dick Martit. Por, me siguri që këta deputetë dhe kjo klasë politike në Kosovë, kanë marrë sinjale që kjo Gjykatë Speciale nuk do të merret vetëm me krime lufte, por edhe me krime ekonomike, krim të organizuar dhe krime të natyrave të ndryshme! Prandaj edhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore që këta deputetë po kanë frikë ta votojnë Gjykatën Speciale, sepse shumica prej tyre janë përgjegjës për këto krime dhe duhet të marrin dënimin e merituar, për shkatërrimin e Kosovës dhe vuajtjet që ia kanë shkaktuar dhe po ia shkaktojnë këtij populli", tha analisti politik Faik Krasniqi për "Kosova Sot". Ai thotë se nëse vërtet deputetët e pozitës dhe opozitës e konsiderojnë veten të pastër si loti, nuk duhet t'i frikësohen as kësaj speciale që po kërkohet nga faktori ndërkombëtar, pavarësisht se mënyra e krijimit të saj duket paksa ndërhyrje në sistemin juridik dhe kushtetues të shtetit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)