Ja propozimi i kryeministrit grek për borxhin

  • 03 July 2015 - 18:22
Ja propozimi i kryeministrit grek për borxhin

Gjatë një fjalimi televiziv dhënë për qëndrueshmërinë e borxhit të vendit, kryeministri grek, Aleksis Cipras, kërkoi sot një dekuotim prej 30 % të borxhit grek dhe një periudhë mospagimi prej 20 vjetësh.

Pasi përshëndeti publikimin e raportit të FMN që është në të njëjtën linjë përsa i përket borxhit grek që arrin në rreth 176 % të PBB-së, kryeministri grek shprehu keqardhje që ky qëndrim i institucionit nuk është paraqitur kurrë nga kreditorët e Athinës përgjatë pesë muajve negociatash, për vazhdimin e ndihmës financiare për vendin, transmeton albeu.com.