Gjermanët po i hulumtojnë tregjet e reja, pasi i humbën ato në Rusi e Ukrainë

  • 03 July 2015 - 18:28
Gjermanët po i hulumtojnë tregjet e reja, pasi i humbën ato në Rusi e Ukrainë

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vizitës së delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Gjermani.

Hoti ka thënë se pritja që i është bërë Mustafës në këtë shtet, ka pasur një rëndësi të madhe për vendin e po ashtu ka bërë bujë në arenën ndërkombëtare.

“Vizita atje e ka bërë të qartë se Qeveria e Mustafës nuk është aksident, porse ka një agjendë të qartë luftimin e korrupsionit, krimin e organizuar, zhvillimin ekonomik”, ka thënë Hoti, në Info Magazine të Klan Kosovës, 

Sipas tij, kjo vizitë ka pasur një efekt të mirë sa i përket ekonomisë.

“Përmes kësaj vizite është dhënë mesazhi se ekonomia e Kosovës duhet respektuar. Kemi pasur takime me shumë kompani dhe shoqata ekonomike. Po mundohemi që të krijojmë një qasje që të hyjmë në tregun në rajon. Shumë kompani gjermane i kanë humbur tregjet në Rusi dhe Ukrainë për shkak të krizës atje. Ata po hulumtojnë për tregje të reja”, ka thënë Hoti.