Thaçi synon të bëhet sundimtar i sundimit të ligjit

  • 04 July 2015 - 07:58
Thaçi synon të bëhet sundimtar i sundimit të ligjit

Zëvendëskryeministri a po përgatit skenarin e ri të mashtrimit?

Gatishmëria për marrjen e kompetencave të plota, një blof i politikës bajate

Angazhimi i liderit të PDK-së, i cili ndikoi negativisht në sistemin e drejtësisë në dy mandate, për të mos i lejuar ndërkombëtarët të kenë qasje në gjyqësinë kosovare, cilësohet si një hap i rrezikshëm, që vjen nga ministri i Jashtëm

Angazhimi i ditëve të fundit nga ana e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, për të ardhmen e EULEX-it, në Republikën e Kosovës, zotimi i tij para zëvendëssekretar të përgjithshëm për Shërbim të Jashtëm Evropian (EEAS), Maciej Popovski, përgjegjës edhe për EULEX-in, dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, se Kosova është e gatshme të marrë mbi vete të gjitha kompetencat në sektorin e sundimit të ligjit, nga përfaqësues të subjekteve politike, ekspertë të sundimit të ligjit dhe analistë politikë, shihet me dozë të madhe mosbesimi. Ky zotim i të dytit në Qeverinë e Kosovës cilësohet vetëm si një tentim mashtrimi i radhës, derisa ai qëllimshëm e dështoi dhe e shkatërroi në dy mandatet e para mundësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmes ish-Task Forcës së tij te famshme të udhëhequr nga ish-prokurori special, Nazmi Mustafi, i cili edhe vete përfundoi në burg. Thaçi kinse zotohet se Kosova është e gatshme të marrë mbi vete të gjitha kompetencat në sektorin e sundimit të ligjit nga misioni EULEX, derisa sundimi i ligjit akoma vazhdon të jetë i kapur rëndë nga mafio-politika dhe mafio-oligarkët e Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)