“Miqtë e Amerikës” festojnë pavarësinë në Istog

  • 04 July 2015 - 08:20
“Miqtë e Amerikës” festojnë pavarësinë në Istog

 Për nder të ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, shoqata “Miqtë e Amerikës” edhe sivjet do të organizojë një manifestim.

Përmes një njoftimi nga kjo shoqatë, përveç një evenimenti që sivjet do të mbahet në Istog, flamuri amerikan do të ngrihet edhe para shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë. Ngritjen e flamurit do ta bëjë Garda Ceremoniale e FSK-së.

Ndërsa, manifestimi në Istog që mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova fillon në orën 19:30.