SHBA-të mund të konfiskojnë pronën e kompanisë ruse

  • 04 July 2015 - 13:28
SHBA-të mund të konfiskojnë pronën e kompanisë ruse

Prona e qeverisë ruse në Shtetet e Bashkuara mund të konfiskohet pasi ish-aksionarët e kompanisë së naftës Yukos, kanë kërkuar kompensim prej miliadra dollarësh në gjykatat e SHBA-së, njofton Daily Telegraph nga Londra.

Ish-aksionarët e ish-kompanisë së Mikhail Khodorkovsky, janë duke kërkuar nga SHBA-të që të njohin dëmet nga qeveria ruse në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, rast i nisur nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë në vitin 2014.

Nëse ka sukses, atëherë autortitetet amerikane do të autorizohen që të ngrijnë asetet e kësaj kompanie e cila është pronë e qeverisë ruse.

Për këtë rast, Kremlini nuk ka dashur të prononcohet. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë se ky rast është “çështje e avokatëve”, transmeton Rel.

Yukos ka qenë më herë kompania më e madhe e naftës në Rusi por u shpërbë pas burgosjes së Khodorkovskyt në vitin 2005 nën akuza për evasion fiskal, përvetësim dhe vjedhje.

Shumë asete të kësaj kompanie më pas janë blerë nga kompanitë shtetërore ruse.