Nikoliq kërkon nga Putin t’i vë veto rezolutës për Srebrenicën

  • 04 July 2015 - 17:10
Nikoliq kërkon nga Putin t’i vë veto rezolutës për Srebrenicën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, i ka dëguar letër të gjithë shefave të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbi rezolutën britanike të Srebrenicës, ndërsa presidentin rus e ka lutur që Rusia të vendosë veto në atë dokument, është konfirmuar për agjensin e lajmeve N1.

Nikoliq letër i ka dërguar edhe Sekretarit Gjeneral Ban Ki Mun.

Të enjten është shfaqur propozimi i katërt i rezolutës britanike për Srebrenicën, e cila është më afër draftit rus, por zyrtarët serbë kanë vlerësuar se edhe ky propozim i katërt është i papranueshëm, sepse bëhet fjalë vetëm për ndryshimet kozmetike, transmeton Klan Kosova.

Këshilli i Sigurimit, rezolutën për Srebrenicën do ta shqyrtojë në një mbledhje, e cila pritet të mbahet më 7 Korrik, për të cilën Serbia ende nuk ka marrë ftesë zyrtare.