Shkodër, homazhe për turistët çekë

  • 04 July 2015 - 20:45
Shkodër, homazhe për turistët çekë

Pasditen e sotme, banorët e Shkodrës janë mbledhur para bashkisë së qytetit, për të bërë homazhe për turistët çekë të vrarë një natë më parë në Prekal.

Banorët mbanin qirinj dhe fotot e viktimave në duar, e në heshtje kanë nisur  tubimin paqësor për vrasjen e dy të rinjve çekë, mënyrë kjo për t’i shprehur edhe ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Çifti i turistëve çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, janë vrarë me automatik në fshatin Prekal të Shkodrës. Ata u ekzekutuan në makinën e tyre nga një person që nga hetimet rezulton se ndodhej në sediljet e pasme, transmeton shekulli.