Sekretari Kerry kritikoi deklaratën e Trumpit për kancelaren gjermane

  • 16 January 2017 - 21:30
Sekretari Kerry kritikoi deklaratën e Trumpit për kancelaren gjermane

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka kritikuar deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili e ka quajtur "një gabim të tmerrshëm" vendimin e kancelares gjermane për refugjatë, i miratuar në vitin 2015.

"Sinqerisht, unë mendoj se është e papërshtatshme për president të sapozgjedhur të SHBA-ve të përzihet në politikat e vendeve të tjera, në një mënyrë të tillë të drejtpërdrejtë", tha Kerry raporton CNN, duke shtuar se Trump do të duhet të përballen me pasojat e fjalës së tij pas inaugurimit të 20 janarit.

(Kosova Sot)