Ekzekutohet me armë një person në Lezhë

  • 05 July 2015 - 22:25
Ekzekutohet me armë një person në Lezhë

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e këtij krimit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar me inicialet K.M., 23m vjeç. Identifikimi i tij është bërë në bazë të një karte identiteti që viktimës i është gjetur në xhep, transmeton shekulli.

Ndërkaq, mësohet se në vendngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i identifikuar si A.Gj., 38 vjeç. Ende nuk dihet nëse ky i fundit është plagosur aksidentalisht apo ka qenë i përfshirë në ngjarje.