Rreziku i një ‘Grexit’ tani është rritur!

  • 06 July 2015 - 14:36
Rreziku i një ‘Grexit’ tani është rritur!

Franca dhe Gjermania u kanë bërë thirrje udhëheqësve të eurozonës, për një samit emergjent, në të cilën do të diskutohet mbi votën befasuese të referendumit grek.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Athina e ka përmbysur çdo shpresë shpresë për kompromis me partnerët e saj në Eurozonë.
Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande, pritet të takohen sot në mbrëmje në Paris, për të diskutuar implikimet e referendumit.
Vendimi i kancelares Merkel ende nuk është i qartë, edhe pse ajo vazhdimisht ka deklaruar se Greqia e ka vendin e vet në eurozonë, dhe se largimi i Greqise nga eurozona do të jetë një zhvendosje e vështirë, raporton Reuters, transmeton gazetablic.
Ndërsa deputeti i CSU Hans Michelbac, tha se ‘tani më nuk duhet pyetur nëse është më mirë, apo me keq për Greqinë që të mbetet jashtë eurozonës.”
“Fatkeqësisht, Greqia e ka zgjedhur rrugën e izolimit,” shtoi ai.
Italia dhe Franca, mbesin vendët që tashmë janë ‘lodhur’ duke ndihmuar Greqinë. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, tha se eurozona duhet të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Athinën.
Bindja e përgjithshme se pas këtij zhvillimi, Greqia mund të dalë nga zona e monedhës së përbashkët ka bërë që euro të pësojë një rënie me 0.4% të vlerës kundrejt dollarit amerikan dhe 0.5% ndaj paundit britanik. Indeksi i Japonise, Nikkei pësoi humbje në nivelin 2%, CAC-40 e Parisit dhe Dax-i i Gjermanisë, që në hapje ishin me humbje, përkatësisht 2.1 dhe 1.9%, një reagim ky më i fortë se parashikimi.