E mbyt fëmijën 9 vjeç, pasi i hëngri tortën

  • 07 July 2015 - 14:39
E mbyt fëmijën 9 vjeç, pasi i hëngri tortën

Një djalë i vogël vetëm 9 vjeç humbi jetën pasi i dashuri i mamasë së tij e rrahu vetëm për një copë tortë. Robert Wilson, 30 vjeç, dhunoi rëndë djalin e të dashurës së tij pasi i kishte ngrënë tortën e ditëlindjes, duke e plagosur aq rëndë atë, sa që ai vdiq të dielën në një spital në Washington, DC.


Fëmija ishte shtruar në spital për pesë ditë duke luftuar për jetën, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë ishin të rënda. Wilson akuzohet për sulm të shkallës së parë dhe abuzim ndaj fëmijëve, ndërsa policia pritet të konsultohet me prokurorët për riformulimin e provave dhe akuzave pas vdekjes së djalit Jack.

Sipas burimeve nga policia, Wilson ishte zemëruar keq më 30 qershor, kur ai zbuloi se djali i vogël kishte ngrënë një fetë tortë pa lejen e tij. Ai e kishte rrahur fëmijën pa mëshirë, dhe pastaj nuk kishte pranuar që fëmija të merrte ndihmë mjekësore për rreth katër orë, thanë autoritetet.

Një burrë që ishte aty pranë lajmëroi policinë, ndërsa nëna u ndesh me një ambulancë jashtë shtëpisë së saj, dhe kërkoi ndihmë. Jack kishte lëndime në fytyrën e tij, në pjesën e pasme të qafës, në këmbë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u transportua në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në gjendje kritike, por humbi jetën në spital të dielën.