Kjo është 'foto e vitit', ja vlen - shikojeni

  • 07 July 2015 - 15:03
Kjo është 'foto e vitit', ja vlen - shikojeni

Hilmi Jashari, i sapozgjedhur Avokat i Popullit i Republikës së Kosovës  e ka nisur me një takim të ‘madh’, punën në këtë institucion. Jashari gjatë ditës së tij të parë pas marrjes së detyrës së re ka takuar zëvendësministrin e Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat e Institucionit të Avokatit të Popullit e sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut që përbën edhe një shtyllë kryesor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Me këtë rast Ilazi dhe Jashari janë shprehur të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin midis dy institucioneve në të mirën e përparimit të agjendës evropiane dhe përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

(Kosova Sot)