Mblidhen liderët e Eurozonës

  • 07 July 2015 - 20:29
Mblidhen liderët e Eurozonës

Takimi i udhëheqësve të Eurozonës ka filluar nën një tension të dukshëm, pas mbylljes pa sukses të takimit të Eurogrupit, pa propozime konkrete me shkrim nga Ministri grek i Financave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në prag të takimit se, mund të arrihet një marrëveshje me Athinë brenda ditësh. “Pa solidaritet dhe refoma edhe rruga në të cilën duhet të ecim nuk është e mundur”.

Presidenti francez François Hollande tha se duan që Greqia të mbetet në eurozonë. Duhet shpejtësi, tha ai, që vendimet të merren brenda muajit.

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker tha se zgjidhja varet nga ato që do të thotë Kryeministri i Greqisë.

Ndërsa Aleksis Cipras nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.