Gruaja nga Tirana dhe shoferi durrsak kapen në kufi, do trafikonin drogë!

  • 17 February 2017 - 19:10
Gruaja nga Tirana dhe shoferi durrsak kapen në kufi, do trafikonin drogë!

Dy persona u vunë në pranga, mes të cilëve edhe një grua, pasi u kapën nga policia kufitare në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike jashtë Shqipërisë.

Aldo Lajthia 29 vjeç me banim në Durrës dhe Valbona Rustemi 46 vjeçe banuese në Tiranë, u arrestuan nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, ku u sekuestruan edhe 15 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP.

Makina drejtohej nga Aldo Lajthia, ku në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjet lënda narkotike.

Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se të arrestuarit kishin si destinacion vendet e BE.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” 

(Kosova Sot)