Universiteti i George Sorosit në Hungari rrezikon të mbyllet

  • 29 March 2017 - 18:32
Universiteti i George Sorosit në Hungari rrezikon të mbyllet

Studentët dhe stafi i Universitetit Qendror Europian (CEU) në Hungari kanë protestuar kundër, siç thonë, mbylljes së universitetit nga qeveria.

Universiteti thotë se sipas legjislacionit të ri, i propozuar nga krahu i djathtë Fidesz, qeveria të martën mbrëma e bëri të pamundur funksionimin e tij, shkruan BBC.

Themeluesi i CEU’s, George Soros, ka një lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Por, qeveria thotë se e përkrahë universitetin dhe se nuk do që ai të mbyllet.

Sekretari i Edukimit, Laszlo Palkovicx ka thënë se propozimi i legjislaturës është ka ndjekur gjithsej 28 universitete të huaja të cilat operojnë në Hungari, përfshirë edhe CEU’n në Budapest.

“Kjo nuk është një hulumtim kundër CEU’s dhe as kundër vetë Sorosit”, ka thënë ai.

Miliarderi hungarez e ka financuar universitetin në vitin 1991 dhe vazhdon ta bëjë ende atë.

(Kosova Sot)