< Blushi - Bashës: Jep firmat, shkojmë në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht - Lajme - Kosova Sot
Blushi - Bashės: Jep firmat, shkojmė nė zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njėkohėsisht

Blushi - Bashės: Jep firmat, shkojmė nė zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njėkohėsisht

Pas deklaratës së sotme të kryedemokratit Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli reagoi edhe lideri i LIBRA-s, Ben Blushi.

Blushi e ftoi publikisht opozitën që të japë firmat e duhura që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

MESAZHI I BLUSHIT

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne Kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit.

Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

(Kosova Sot)

16 orë e 47 minuta më parë