Hajnia e shekullit në Kosovë mbrohet nga politika e inkriminuar

  • 28 April 2017 - 08:15
Hajnia e shekullit në Kosovë mbrohet nga politika e inkriminuar

Teksa po vazhdojnë të zbardhen një pas një elemente të reja të aferave te tmerrshme që janë zhvilluar në PTK, njohësit e fushës së ekonomisë konsiderojnë se pasojat e këtyre skandaleve, si ai i arbitrazhit te sajuar dhe vjedhja nga "Z-Mobile", nëpërmes sistemit te vjedhjes se impulseve SIM2SIM, do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për vazhdimin e funksionimit të kësaj kompanie publike në muajt në vijim. Njohësit e kësaj fushe konsiderojnë se Prokuroria e Shtetit nuk duhet ta zvarrisë fillimin e hetimeve të detajuara të çdo veprimi që është ndërmarrë në dëm të PTK-së, qoftë nga ARTja, madje edhe nga vetë ish-kryeministri e ish-ministrat, por edhe këta aktualët, që po del të kenë punuar kryesisht për llogari dhe vetëm interes të Blerim Devollit dhe "Z-Mobile", për shkak të të cilëve sot kemi edhe arbitrazhin ndërkombëtar me humbjen e mbi 30 milionë eurove shtesë, pas asaj që kishte vjedhur mbi 20 milionë euro përmes vjedhjes së impulseve SIM2SIM! Edhe përkundër faktit se gazetari ua ka dërguar pyetjet për këtë vjedhje kriminale kompanisë së Blerim Devollit, ata nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Po ashtu, as Prokuroria Speciale, Prokuroria e Shtetit si dhe ART-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet me shkrim. Ndërkaq, deputeti Muhamet Mustafa, nga LDK-ja, ekspert i fushës së ekonomisë, thotë se për të gjitha pasojat me të cilat po përballet dhe mund të përballet në vijim PTK-ja, pas zhvillimeve të dëmshme që lidhen me Arbitrazhin e sajuar , por edhe dëme të tjera, duhet të veprojnë pa hezitim institucionet e drejtësisë, derisa Qeveria dhe Kuvendi të pozicionohen besnikërisht në mbrojtje të interesit publik."Duhet të hulumtohen të gjitha aspektet, të cilat kanë qenë para arbitrazhit dhe pas arbitrazhit, të analizohen mirë në mënyrë që Qeveria dhe të gjitha institucionet relevante, veprimi i Gjyqësorit dhe angazhimi i Kuvendit të pozicionohen në mbrojtje të interesit publik. Mbrojtja e ligjshmërisë dhe interesit publik është detyrë e të gjitha institucioneve të shtetit, derisa konsideroj që arbitrazhi ka qenë një zhvillim i çuditshëm dhe i sajuar se si një ndërmarrje publike e Kosovës të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar", theksoi Mustafa,shkruan gazeta Kosova Sot.

Top-skandali i pasluftës

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se rasti i gjykimit të arbitrazhit ndërkombëtar është veprimi më eklatant në politikën ekonomike dhe shtetërore të Kosovës, i lidhur mbi krimin e organizuar në nivel të lartë shtetëror."Nuk mund të thuhet dhe nuk ka asnjë logjikë të mendohet se marrëveshja midis PTK-së dhe kompanisë 'Z-Mobile' të Devollit është një marrëveshje e mbështetur në interesa reciproke dhe ekonomike, por kryesisht është marrëveshje e mbështetur në një plan me strategji kriminale trepalësh dhe e cila po konsiston me dënimin prej 30 milionë eurove. Pa një marrëveshje midis PTK-së, në njërën anë, Qeverisë së Kosovës në anën tjetër, si dhe subjektit ekonomik vendor 'Devolli', përkatësisht 'ZMobile', për ndarjen e fitimeve midis këtyre tri grupeve, kurrë nuk do të nënshkruhej një marrëveshje e tillë", është shprehur ai. "Është jonormale të mendohet se kemi të bëjmë me analfabetë të nivelit fëmijëror të ish-udhëheqësve të PTK-së, sikundër janë Rexhë Gjonbalaj, Ekrem Hoxha dhe Genc Lami, apo tek ideja ekonomike për zhvillim zhvatës të Blerim Devollit dhe të kompanisë së tij, apo të ish-qeveritarëve, se gjoja nuk po kanë dijeni se çka po nënshkruhet dhe të nënshkruhet e të krijohen dëme në vlerë prej 30 milionëve", tha Muhamet Kelmendi. Sipas tij, dëmi është aq i madh saqë është e pamundur që mos të kemi implikime dhe organizim kriminal të tri strukturave për të lidhur dhe dështuar marrëveshja, që në kuadër të dënimit të kenë përfitime të mëdha, prandaj duhet të zgjohet Prokuroria e Shtetit për të hetuar gjithçka që po flitet rreth PTK-së. Ndërsa profesor Riza Smaka thotë se alarmi për fillimin e shpërdorimit të aseteve publike, pa përjashtuar edhe PTK-në, është ngritur që në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës nga deputetët."Në vitin 2009, kur isha deputet i Legjislaturës së Tretë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po këtë aferë korruptive, ne, disa deputetë, e kemi pas ngritur dhe alarmuar për indiciet e shpërdorimeve të aseteve publike edhe nëpërmjet transaksioneve dubioze! Ndërkaq, nuk ka pas reaguar Qeveria, ministria përkatëse, as Prokuroria! Në këtë çështje indikative për involvimin e krimit financiar të organizuar sikundër edhe në jo pak të tjera, ndër të tjera, do të duhej të zhvillohej një hetim parlamentar serioz paralelisht me veprime të përkushtuara konform me ligjin e aplikuar", është shprehur Smaka. Kontratë plaçkitëse dhe kriminale Ish-deputeti tjetër, Naim Maloku, ishnënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thekson se, sipas të dhënave që janë të njohura për opinionin, operatori virtual "Z-Mobile" ka qenë dhe fatkeqë- sisht është sistem për të shkatërruar PTK-në dhe operatorin VALA në veçanti. "Asnjë cent ky operator, që prej se ekziston, nuk e ka investuar në teknologjinë informative të operatorit VALA, nga i cili edhe jeton. Ky operator, si duket, që nga fillimi është krijuar e sajuar nga grupe dhe klane mafioze në vendimmarrje, si në pushtet, PTK dhe biznes privat, me qëllim të plaçkitjes së operatorit publik që është pasuri 100% e qytetarëve të Kosovës. Z-MOBILE e bën vetëm shitjen e kartelave të operatorit VALA dhe asgjë tjetër dhe nga ajo shitje merr 73% të çmimit të impulseve të shitura", tha Naim Maloku. Sipas tij, nuk ka në botë një shembull të tillë sikur që është kontrata VALA- Z- MOBILE e kësaj natyre kriminale. "Kjo kontratë që në fillim është menduar dhe implementuar me të vetmin qëllim: vjedhjen dhe plaçkitjen e operatorit VALA. Këtu duhet urgjentisht që të vihet në veprim Prokuroria e Shtetit në hetimin dhe zbardhjen e tërë rrjetit kriminal dhe mafioz që ka qenë dhe është i përfshirë në këtë veprimtari mafioze dhe kriminale kundër pasurisë së qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash politike janë. Jam shumë i bindur se edhe nëse kjo Prokurori është e kapur nga ky rrjet, sepse mjete materiale kanë të bollshme për të korruptuar si dhe fuqi politike për të kërcënuar, do të vijë dita që patjetër kjo ndërmarrje kriminale të zbardhet dhe të gjithë të implikuarit të shkojnë atje ku e kanë vendin", potencoi ai.

Kontratë plaçkitëse dhe kriminale

Ish-deputeti tjetër, Naim Maloku, ishnënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thekson se, sipas të dhënave që janë të njohura për opinionin, operatori virtual "Z-Mobile" ka qenë dhe fatkeqë- sisht është sistem për të shkatërruar PTK-në dhe operatorin VALA në veçanti. "Asnjë cent ky operator, që prej se ekziston, nuk e ka investuar në teknologjinë informative të operatorit VALA, nga i cili edhe jeton. Ky operator, si duket, që nga fillimi është krijuar e sajuar nga grupe dhe klane mafioze në vendimmarrje, si në pushtet, PTK dhe biznes privat, me qëllim të plaçkitjes së operatorit publik që është pasuri 100% e qytetarëve të Kosovës. Z-MOBILE e bën vetëm shitjen e kartelave të operatorit VALA dhe asgjë tjetër dhe nga ajo shitje merr 73% të çmimit të impulseve të shitura", tha Naim Maloku. Sipas tij, nuk ka në botë një shembull të tillë sikur që është kontrata VALA- Z- MOBILE e kësaj natyre kriminale. "Kjo kontratë që në fillim është menduar dhe implementuar me të vetmin qëllim: vjedhjen dhe plaçkitjen e operatorit VALA. Këtu duhet urgjentisht që të vihet në veprim Prokuroria e Shtetit në hetimin dhe zbardhjen e tërë rrjetit kriminal dhe mafioz që ka qenë dhe është i përfshirë në këtë veprimtari mafioze dhe kriminale kundër pasurisë së qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash politike janë. Jam shumë i bindur se edhe nëse kjo Prokurori është e kapur nga ky rrjet, sepse mjete materiale kanë të bollshme për të korruptuar si dhe fuqi politike për të kërcënuar, do të vijë dita që patjetër kjo ndërmarrje kriminale të zbardhet dhe të gjithë të implikuarit të shkojnë atje ku e kanë vendin", potencoi ai. 

Bordet dhe menaxhmentet të japin llogari

Edhe njohësi i mirë i fushës së ekonomisë, Xhevdet Neziraj, ishdeputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se për dëmtimin e PTK-së përgjegjësia duhet të adresohet dhe kërkohet me zanafillë tek vetë menaxhmenti i PTKsë. "Për rastin në fjalë duhet të japë përgjegjësi menaxhmenti i PTK-së, ART- së, Bordi i PTK-së, si dhe disa agjenci të tjera të shtetit, sepse këto borde dhe agjenci nuk janë që anëtarët e saj të marrin paga të majme dhe të punësojnë anëtarët e familjeve të veta, por kanë përgjegjësi të mbrojnë interesin dhe buxhetin e Republikës së Kosovës", ka theksuar ai. "Në këtë drejtim duhet tani që Qeveria e vendit të merret me këto raste e jo të dalin me retorika boshe se Qeveria nuk ka afera gjatë qeverisjes. Ajo duhet të veprojë edhe për shkeljet në të kaluarën se çka ka ndodhur. Qeveria e vendit duhet të veprojë, sepse anëtarët nëpër borde dhe agjenci i emëron Qeveria dhe në e dimë se kryesisht i kanë emëruar dhe zgjedhur dy partitë më të mëdha në Republikën e Kosovës", tha Neziraj për "Kosova Sot". Trysnia për llogaridhënie, sipas tij, duhet të jetë e gjithanshme."Tash është koha e përgjegjësisë së këtyre agjencive që duhet të japin llogari për humbjet që i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës. Duhet të veprojnë krejt mekanizmat e shtetit, si Kuvendi, Qeveria dhe Gjyqësori, nëse dëshirojnë që të funksionojë shteti ligjor", tha Neziraj.

Njerëzit e politikës u pasuruan përmes 'Devollit'

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, pohon se vjedhje të tilla, të cilat kanë ndodhur në mënyrë të orkestruar dhe sistematike, kanë prodhuar një realitet, i cili çdo ditë e më shumë po e dëmton substancën e shtetit dhe po e rëndon jetën e qytetarëve dhe e bën të domosdoshëm intervenimin e Prokurorisë. "Prokuroria, e cila është e thirrur për këtë punë, po hesht karshi këtij krimi makabër për shtetin e Kosovës dhe heshtjet e tilla nuk janë të rastësishme. Njerëz të fuqishëm të politikës, përmes Devollëve të inkriminuar , kanë bërë milionat dhe tash përmes përdorimit të mekanizmave të shtetit mundohen ta mbulojnë këtë dëm të pariparueshëm për shtetin. Qëllimi i keq është shumëdimensional, në njërën anë politikanët e korruptuar nuk lënë gur pa lëvizur për të mos nxjerrë në pah dallaveret e tyre, pasi mund të përfundojnë prapa grilave, kurse në anën tjetër të vazhdojnë pasurimin e paligjshëm përmes kompanisë kriminale 'Devolli'", thotë analisti Ahmeti. Sipas tij, vetëm në Kosovë po ndodh që shteti, nëpërmjet ndërmarrjeve e institucioneve publike, bën kontrata me biznese që i zgjedh vetë, me të cilët ka marrëveshje të pashkruara për dhënien e aseteve publike e në interesa klienteliste e kriminale ."Këto kontrata më pas shteti i shkel vetë. Bizneset e zgjedhura, ndërsa, dërgojnë shtetin në gjyq. Marrin dëmshpërblim milionësh si përfundim krejt në mënyrë të orkestruar e jo të rastë- sishme. Kështu, paratë e shtetit, me miliona, nëpërmjet rrugëve krejtësisht ligjore kalojnë tek privatët si në hiçgjë. Kompaninë private, përdoren pastaj për financim të partive politike, që falë tyre mbijetojnë këto biznese të nëntokës dhe kështu funksionon ky sistem i sofistikuar", tha Hidajet Ahmeti. Ai thotë se presioni brenda rrugëve ligjore dhe konturave demokratike është më se e i domosdoshëm, e në këtë drejtim Kosova po çalon shumë. "Devollët përmes kastës politike të shantazhuar kanë zhvatur dhe po zhvatin shtetin në forma të ndryshme, duke monopolizuar çdo gjë dhe duke e vrarë tregun e lirë dhe konkurrencën, pikërisht nga njerëzit e pushtetit, të cilët po bashkëjetojnë me krimin ekonomik të kësaj kompanie. Gjithë kjo humbje milionëshe është një kurdisje në mënyrë të sofistikuar, duke e dëmtuar buxhetin e varfër të Republikës së Kosovës. E vërteta duhet të nxirret në shesh dhe duhet një hetim i pavarur dhe i detajuar, në njërën për hir të së vërtetës, e cila do t'i shërbejë opinionit publik për të gjykuar kriminelet, të cilët e kanë zhvatur shtetin përmes bizneseve të nëntokës dhe nxjerrjen e së vërtetës për heshtjen e opozitës parlamentare", tha Hidajet Ahmeti.

Drejtësia të shkapet, të hetojë aferat

Edhe sipas analistit politik Skënder Mulliqi, rasti i PTK-së, pastaj rasti në ART dhe shumë raste te tjera, të cilat po ndodhin pas luftës nga strukturat kriminale në pushtet, bashkë me strukturat kriminale të bizneseve, e kanë mbërthyer Kosovën si është më së keqi. Kjo ndodh kështu sipas tij, pasi nuk kemi akoma shtet të së drejtës të funksionalizuar sa duhet. "Shteti i Kosovës është kryesisht shtet i kapur nga oligarkia politiko-financiare, e cila po kontrollon çdo gjë dhe e cila e ka sjellë gjendjen politike e veçmas atë ekonomike në shkallën më të ulët. Është gjendja e keqe pikërisht se nuk po kemi ende arrestime të peshqve të mëdhenj të politikës dhe të biznesit, të cilët Kosovën e kanë shndërruar në pronë private të tyre", theksoi ai."Edhe Prokuroria e Shtetit si gjithçka tjetër është nën kontrollin e këtyre strukturave mafioze politike në pushtet, në të kundërtën moti është dashur të veprojë duke i arrestuar të gjithë ata të cilët po i shkaktojnë miliona dëme Kosovës. Organet e drejtësisë jo vetëm në këto raste, kur humbën miliona euro, por edhe në rastet e tjera abuzive, po i kalojnë fatkeqësisht në heshtje. Për të qenë Prokuroria e Shtetit efikase në prangosjen e të gjithë keqbërësve karshi pasurisë shoqërore, nevojiten ndryshime radikale pikërisht në segmentin e drejtësisë. Atëherë mendoj unë do të vinin në shprehje edhe arrestimet e të gjithë atyre të cilët me vite të tëra po abuzojnë me të mirat materiale dhe të cilët po kalojnë të pandëshkuar nga organet tona të drejtësisë", tha Mulliqi për 'Kosova Sot'. "I gjithë ky hezitim i Prokurorisë për veprim karshi keqpërdoruesve të miliona eurove vetëm sa do ta trashë edhe më shumë kriminalitetin politik dhe kriminalitetin ekonomik në Kosovë', potencoi Mulliqi. 

 

(Kosova Sot)