Vajza 3 vjeçe shërohet pas 3 transplantimeve të organeve - Lajme - Kosova Sot
Vajza 3 vjeēe shėrohet pas 3 transplantimeve tė organeve

Vajza 3 vjeēe shėrohet pas 3 transplantimeve tė organeve

Evie Mueller kurrë nuk kishte treguar simptoma që do t'ia rrezikonin jetën. Por kur ishte vetëm dy vjeçe, e ëma e saj e kishte përqafuar dhe vërejti një gungë në abdomen. Ishte e vogël, aq e vogël sa edhe infermieret nuk kishin dalluar. Skaneri më pas zbuloi një tumor rreth 20 centimetra, nën brinjët e saj. Ishte shkalla e katërt e "hepatoblastoma", kancer i rrallë në mëlçi. Për dy vite, e vogla Evie kishte pasur gjashtë cikle të kimioterapisë. Por, këtë vit tumori ishte kthyer dhe ishte ënjtur në masë drastike për disa muaj. Kjo do të thoshte se kishte nevojë për transplantim të shumëfishtë të organeve.

Katër ciklet e kimioterapisë 

Taylor e përshkruan agoninë duke shikuar betejën e fëmijës me sëmundjen që ia kërcënonte jetën, e prekur nga lumturia kur gjetën një dhurues për t'ia ofruar pankreasin, zorrën e vogël dhe mëlçinë, para se të ishte vonë. 'Është tmerruese', thotë Taylor, 27 vjeçe. Simptomat e sëmundjes përfshijnë ënjtje të barkut, dhimbje në bark, dhimbje në shpinë, humbje të oreksit, buzë të zbehura, humbje në peshë, lëkurë të verdhë. Në fillim Evie kishte katër cikle të kimioterapisë, përcjellë nga ndërhyrja kirurgjikale për të hequr tumorin, e më pas edhe dy cikle të kimioterapisë. Në fillim gjithç- ka dukej mirë, por në shkurt të vitit 2017, ishte kthyer kanceri.

Operacioni ka zgjatur 10 orë 

Mjekët thanë se ajo kishte pesë javë për thirrje në listën e tranplanteve. 'Unë vetëm po qaja në zyrë, nuk e dija çfarë të bëja. Evie nuk po kuptonte gjë, ajo më shikoi dhe më tha "nënë mos qaj". 'Derisa po prisnim, mora një thirrje nga spitali dhe më thanë se kishte një dhurues. Hodha gjithçka që kisha në dorë, ushqime dhe rroba, isha në shok, nuk mund të qaja as të qeshja". Evie ishte sjellë në dhomën e para-operacionit në ora 8 në mëngjes me datën 4 korrik dhe në ora 9:00 ishte në sallën e operacionit. Operacioni ka zgjatur 10 orë. 

(Kosova Sot) 

15 orë e 26 minuta më parë