Po nisej nga Italia për në Londër me dokumente false, kapet shqiptari në aeroport

  • 26 July 2017 - 18:26
Po nisej nga Italia për në Londër me dokumente false, kapet shqiptari në aeroport

Një shtetas shqiptar 20-vjec, është arrestuar në aeroportin e Orio al Serio, pasi posedonte dokumente false, ID të rreme.

I riu ishte gati të hipte në avion që do fluturonte për në Londër, por në kohën e kontrollit të dokumentit rojet e kanë pikasur.

Ai kishte treguar një pasaportë italiane, por shqiptari e fliste me vështirësi gjuhën e vendi fqinj. Gjatë një kontrolli të shpejtë atij i është konstatuar dokument i falsifikuar.

 Lidhur me këtë situatë, 20 vjeçar ka pranuar faktin, dhe është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

 (Kosova Sot)