Atentati me eksploziv ndaj presidentit të skuadrës së futbollit, policia e Tiranës jep detajet e para

  • 21 August 2017 - 22:06
Atentati me eksploziv ndaj presidentit të skuadrës së futbollit, policia e Tiranës jep detajet e para

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e parë në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore.

Sipas policisë, automjetit të markës "Hummer", në pronësi të presidentit të skuadrës së futbollit të Kamëz Naim Qarrit., i kanë vendosur një sasi të vogël eksploziv.

Nga shpërthimi, makina është dëmtuar në pjesën e parme, ndërsa mësohet se gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendit e shpërthimit, dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)