Aksident i frikshëm në Elbasan, trajleri me betonieren përsipër "palos" veturën (Foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Metalurgjikut në Elbasan.
Një makinë e vogël është përplasur me një kamion dhe sipas dëshmitarëve të cilët kanë shkruar se makina e cila është bërë përshesh drejtohej nga një qytetar grek i cili ishte nën efektin e pijes.
Përshëndetje JOQ! Aksidenti sapo ndodhi tek metalurgjiku dhe makina e shtetasit grek është dëmtuar shumë, por fatmirësisht ai shpëtoi dhe më duket se e çuan në spital direkt. Se di tamam se çfarë tipi ishte makina e vogël, por po t’mos ishte për shoferin e kamionit, shtetasi grek do ishte i vdekur tani, manovrimi i tij i shpejtë e ka shpëtuar”, përfundoi qytetari.
(Kosova Sot)