Burjani: Partitë e manipuluan popullin (Video)

  • 19 September 2017 - 12:19
Burjani: Partitë e manipuluan popullin (Video)

Këtë lloj vetëpastrimi të skenës politike, por në mënyrë vullnetare me qëllim të demokratizimit të shtetit dhe spektrit brenda partiak, e sheh nevojë edhe analisti politik Blerim Burjani. "Po, do të ishte mirë që këto parti të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit dhe të drejtësisë për të denoncuar të gjithë bashkëpartiakët e tyre për vepra të bëra, pastaj që edhe të mos i kandidojnë fare për zgjedhje, mos t'u japin poste publike njerëzve të korruptuar, të ndalin nepotizmin dhe shkatërrimin e bordeve profesionale, duke i bërë ato politike, duke ndikuar në zgjedhje edhe të Ombudspersonit. Pra, duhet të ndalen të gjitha gjërat, të cilat janë të natyrës manipulative", u shpreh ai. "Partitë nuk kanë pasur fare interes të demokratizohen deri më tani, por më tepër janë marr me përfitime. E vërteta është se Kosova ka pasur liderë të papunë edhe sot këta liderë të papunë vazhdojnë të pasurohen përmes djersës së qytetarit. Këta njerëz së pari duhet të gjejnë një punë normale të përditshme dhe jo mandatorë, pra jo me mandat me vjet, sepse këta e keqpërdorin pushtetin pikërisht aq sa të munden për të marrë para nga buxheti i shtetit", tha Burjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)