Presioni ndërkombëtar mund ta bëjë "VETTING"-un

  • 22 September 2017 - 08:15
Presioni ndërkombëtar mund ta bëjë

REFORMA E DOMOSDOSHME PËR TË GARANTUAR ZBATIMIN E LIGJIT

"Faktori ndërkombëtar që në fillim ia ka treguar dhëmbët Ramush Haradinajt, që të troket në derën e këtyre maskarenjve për të lëvizur për të mirë dhe për të çliruar sistemin gjyqësor të korruptuar, kurse politika e udhëhequr nga majat e shtetit dhe banditët e kryebanditët ia ka vënë këmbën në qafë", tha Reshat Badallaj

Të inkriminuarit duhet të përjashtohen nga gjykatat dhe prokuroritë

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se bashkësia ndërkombëtare jo vetëm tash, por edhe shumë më herët ka kërkuar reformim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, derisa, sipas tyre, faktori ndërkombëtar po kërkon që të kemi gjykata shumë më funksionale dhe që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni si kusht edhe për liberalizim të vizave. Tani, analistët vlerësojnë se po rritet edhe vëmendja e ndërkombëtarëve për ta reformuar sistemin gjyqësor e prokurorial, teksa një kërkesë e tillë është gjithnjë e më e zëshme nga bashkësia ndërkombëtare, dhe sikur duket se kjo ka detyruar edhe Qeverinë "Haradinaj" t'i hyjë një reforme të thellë në drejtësi për të mos mbetur Kosova peng e drejtësisë së kalbur fare. Por, në fakt, a do te kemi shpejt një ligj të "VETTING"-ut, që përfshin të gjitha institucionet e shtetit dhe politikanët, ligjin e dekriminalizimit, a do të kemi rritje të dyfishuar të buxhetit për drejtësinë, a do të ketë depolitizim dhe shkapje të sistemit, si dhe kur dhe si pritet të ndodhë kjo, po ashtu a do të kenë guximin KGJK-ja dhe KPK-ja të bëjë vetëpastrimin e parë, duke bërë vlerësimin e mirëfilltë profesional dhe performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda llojit, flet shkrimi në vijim.

Ish-bashkëpunëtorët e regjimit të largohen

Profesori universitar Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë mundet dhe duhet domosdo të reformohet, por, sipas tij, pa i larguar ishbashkëpunëtorët e regjimit serbomadh nga prokuroria dhe gjykata, të paaftët dhe të korruptuarit, ata që nuk kanë mundësi të arsyetojnë pasurinë e tyre. "Një detyrë të tillë shpresoj se do ta bëjë kryeministri Ramush Haradinaj.?Ndërkombëtarët po kritikojnë. Ata bënë kritikë të rreptë për caktimin e kryetarit të Gjykatës Supreme. Treguan mostransparencën si fakt të shkeljes.?Po kjo nuk bëri asnjë ndikim tek z. Thaçi.?Ai e përcaktoi në pozitë të tillë pa shikuar fare intervenimet e bëra.?Kjo tregon se në cilën pozitë është gjyqësori.?Dhe, në këtë anë është detyrë imediate reformimi i sistemit prokurorial dhe gjyqësor", u shpreh ai. "Fillimi duhet të bëhet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të paaftë dhe të dyshimtë për korrupsion. Por, mbi të gjitha, duhet liruar prokurorinë dhe gjyqësorin nga shërbëtorët e ish- regjimit.?Këto të gjitha mund të realizohen vetëm me Ligjin mbi spastrimin dhe reformimin e gjyqë- sorit dhe të prokurorisë, që është fytyrë në politik, si ligj i 'VETTING'- ut.?Kam shpresë se kryeministri do të realizojë këtë detyrë madhore për shtetin e të drejtës", u shpreh Profesori Muhamet Kelmendi. 

Të huajt dështuan me sistemin e drejtësisë

Analisti Faton Mehmeti thotë se Kosova ka nevojë për reformë në drejtësi, edhe pse Kosova ka përvojë të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në drejtësi në krahasim me Shqipërinë që e ka "sefte". Sipas tij, deri tani edhe të huajt kanë dështuar në sistemin e drejtësisë në shtetin e Kosovës, në fillim misioni i UNMIK-ut e pastaj edhe ai i EULEX-it, por pa sukses. " Edhe pse jam skeptik se një reformë e tillë do të ndryshonte diçka, gjithsesi ta provojmë edhe këtë mundësi si një përpjekje e fundit për të dëshmuar sadopak se e duam shtetin ligjor, qoftë edhe të detyruar nga të huajt. 'Vettingu' është i domosdoshëm. Ky proces jo vetëm që nuk duhet të diskutohet për gjyqë- sorin, por duhet zgjeruar edhe për politikën. Duhet të dimë se kush janë shërbyesit publikë në vend. Politika gjithashtu duhet t'i nënshtrohet 'Vetting'-ut, pra, kontrollit. Duhet të evidentohet realisht dhe individualisht niveli profesional, pasuria dhe lidhjet me krimin e organizuar të çdo politikani", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Faton Mehmeti. Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, mendon se angazhimi ndërkombëtar është më se i nevojshëm- domosdoshëm. "Nuk besoj në nomenklaturën e tanishme politike se kanë vullnet për të vepruar, për veprim mund të jenë të gatshëm vetëm ata që nuk kanë probleme juridike", pohoi për gazetën "Kosova Sot" Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet. 

Shteti, peng i krimit

Analisti Skënder Mulliqi ka veçuar se bashkësia ndërkombëtare jo vetëm tash, por edhe shumë më herët ka kërkuar reformim të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Sipas tij, faktori ndërkombëtar po kërkon që të kemi gjykata shumë më funksionale dhe po kërkon që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni si kusht edhe për liberalizim të vizave. "Një deklaratë të tillë e dëgjuam së fundi edhe nga përfaqësuesja e BE-së, Apostolova. Kosova deri më tash hallkën më të dobët të pushtetit i ka organet e drejtësisë, të cilat nuk kanë funksionuar ashtu si duhet. Qeveria 'Haradinaj' ka shumë detyra imediate dhe të vështira para vetes, por natyrisht se edhe në organet e drejtësisë kërkohen reforma përmbajtësore e jo kozmetike në mënyrë që më në fund të ndërtojmë shtet ligjor dhe funksional që po na mungon. Drejtësia selektive nuk i duhet këtij vendi", potencoi ai. "'Vetting'-u edhe te ne duhet aplikuar sa më parë dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha institucionet e shtetit. Të largohen nga pozitat të pameritorët, të padijshmit, të ndikuarit nga politika ditore. Natyrisht se për të funksionuar drejtësia ashtu si duhet duhen edhe mjete buxhetore. Kjo ka mundësi të bëhet vetëm se duhet të ekzistojë vullneti i mirë që të kthehen edhe punët për së mbari. Gjyqtarëve duhet t'u sigurohen të gjitha kushtet dhe ato të sigurisë personale që ta kryejnë punën me nder. Kosova mjaft ka mbetur peng i mospunës dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor, i kapjes së shtetit nga mafiozët e të gjitha ngjyrave", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Skënder Mulliqi. 

Gjyqtarë dhe prokurorë janë korruptuar

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani ka nënvizuar se bashkësia ndërkombëtare ende nuk është e qartë në temën e reformës së sistemit të drejtësisë, vetëm deri më tash ka kërkuar funksionimin e rendit dhe ligjit, por nuk kanë pasur kërkesa për reforma të natyrës së organeve të drejtësisë. " Ka pasur pra vetëm sugjerime, rekomandime, por edhe jo kërkesa të qarta, si p.sh. nxjerrjen e ligjit 'Vetting' dhe të tjera. Si dihet, gjyqësia përgjithësisht është e pavarur nga politika dhe Ministria e Drejtësisë, pra është pushtet i pavarur me Kushtetutë, andaj nuk mund të ketë ndikim, e as reformim të drejtpërdrejtë nga politika, por vetëm nga KGJK-ja dhe KPK-ja. Kuvendi mund të nxjerrë ligjin për 'Vetting', përderisa zbatim i ligjit duhet të bëhet nga KGJK-ja dhe KPK, pra situata është e qartë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" eksperti i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani. Ndërsa, analisti Reshat Badallaj shprehet se faktori ndërkombëtar tashmë është bindur plotësisht se sistemi gjyqësor është i kalbur fund e krye. "Këta matrapazë i kanë gishtat të përzier thellë në këtë dikaster, bashkë me mafio- oligarkët, që i kanë blerë dhe korruptuar këta faqezinj, që kanë dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, interesat shtetërore dhe të qytetarëve dhe jo interesat e mafio- oligarkëve, që kjo është parë hapur edhe si janë pasuruar me një rrogë, por, në fakt, këta janë bërë të kamur si sheikët e Arabisë edhe këtë e ka parë qytetari i thjeshtë, e mos të flasim për faktorin ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar që në fillim ia ka treguar dhëmbët Ramush Haradinajt, që të troket në derën e këtyre maskarenjve për të lëvizur për të mirë dhe për të çliruar sistemin gjyqësor që janë korruptuar dhe ia ka vënë këmbën në qafë politika e udhëhequr nga majat e shtetit dhe banditët e kryebanditët", theksoi ai. 

(Kosova Sot)