Djali i Haxhi Shalës i reagon ashpër anëtarit të VV-së: Malisheva na i njeh familjet tona!

  • 22 September 2017 - 23:21
Djali i Haxhi Shalës i reagon ashpër anëtarit të VV-së: Malisheva na i njeh familjet tona!

Djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s Haxhi Shala, Flakroni ka reaguar ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqit, pasi që ky fundit duke komentuar shkrimet e mediave për aferën jashtëmartesore të deputetit Shala ka akuzuar atë për amoralitet.

Tani Flakroni, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ka deklaruar Krasniqi, ka kërkuar nga ai që të bëjë publike biografinë e vëllezërve të tij.

Më poshtë mund ta shihni reagimin e plotë të djalit të deputetit Shala:

Ky është komenti i Krasniqit, i cili njëherit është bashkëshort i deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiut.

Lidhur me aferën jashtëmartesore është deklaruar edhe vet deputeti Shala, por ai ka hedhur poshtë mundësitë se kanë pasur diçka mes vete duke thënë se fotografitë janë realizuar në disa prej aktiviteteve të tij politike.

(Kosova Sot)