Trump ua ndalon udhëtimin në SHBA edhe qytetarëve nga 3 vende tjera të botës

  • 25 September 2017 - 10:46
Trump ua ndalon udhëtimin në SHBA edhe qytetarëve nga 3 vende tjera të botës

Shtetet e Bashkuara e kanë zgjeruar ndalesën e tyre kontroverse të udhëtimit për t’i përfshirë në të edhe qytetarët nga Koreja Veriore, Venezuela dhe Çadi.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ligji për ndalesën e udhëtimit vjen pas rishikimit të informatave të ndara nga qeveritë e huaja.

Donald Trump bëri dje në mbrëmje një deklaratë publike.

“Prioriteti im numër një është ta bëj Amerikën të sigurt. Ne nuk do t’i pranojmë në vendin tonë ata të cilët nuk mund t’i verifikojmë sigurt”, ka thënë lideri amerikan.

Ndërkohë, ndalesa e udhëtimit për Venezuelën vlen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Këto tri vende u bashkohen pesë vendeve tjera në ndalesën origjinale të udhëtimit të Trump-it, që përfshijnë Iranin, Libinë, Sirinë, Jemenin dhe Somalinë. Por, Sudani është hequr nga kjo listë.

(Kosova Sot)