Gashi: Shpend Ahmeti, njëri nga politikanët më perfid të skenës kosovare

  • 25 September 2017 - 10:54
Gashi: Shpend Ahmeti, njëri nga politikanët më perfid të skenës kosovare

Kryetari i Grupit të asamblistëve në komunën e Prishtinës, Agim Gashi, thotë se tani, edhe pas një dështimi të plotë në mandatin qeverisës dhe qeverisjes së tij të inkriminuar, Shpend Ahmeti po mundohet ta mashtrojë qytetarin, duke akuzuar të tjerë për dështimet e tij në përmbushjen e premtimeve në interes të qytetarëve. Ai e bën këtë sepse është mashtrues dhe aktor perfid për të mashtruar e gënjyer opinionin. "Njëri nga politikanët më perfid të skenës kosovare, i cili kryesisht skenën e aktrimit politik e njeh më së miri, është kryetari i tashëm i komunës së Prishtinës. Ai për profesion e ka marketingun, ndërsa aktrimin e ka trashëguar nga i ati dhe kështu, kur i kombinon këto dy shkathtësi, del si një lojtar perfekt i skenës politike mashtruese, i cili gënjeshtrën ta servon për të vërtetë e komunikimin real dhe të thjeshtë ta shndërron në hipnozë dhe kështu arrin ta ruajë njëfarë përshtypje, herë si i viktimizuar, e herë si "hero"", është shprehur asamblisti i Prishtinës, Agim Gashi. Ai tutje shton se Shpend Ahmeti në debate vazhdimisht e thekson se vetëm një premtim nuk arriti ta realizojë për shkak të votës së dyfishtë të kryesuesit, gjë që është gënjeshtra e radhës. "Po kështu, ai ngriti mbi 70 kallëzime penale për keqpërdorime dhe tejkalim kompetencash nga ish- qeveria e udhëhequr nga LDK-ja dhe asnjëherë prokurori nuk arriti të sigurojë fakte për këtë, ndërkohë që qeveria e Shpend Ahmetit vazhdoi t'i japë lejet për të gjitha ato projekte, por siç thuhet në mentalitetin rutinor, "pasi i futi interesat nën kontrollin e VV-së". "Të njëjtin fat e ka përjetuar edhe ai projekti i madh, që po e adresoni, si pjesë e pyetjes suaj", theksoi Agim Gashi

(Kosova Sot)