< Prekëse:Avni Dehari i shkruan poezi vajzës së Astrit Deharit - Lajme - Kosova Sot
Prekėse:Avni Dehari i shkruan poezi vajzės sė Astrit Deharit

Prekėse:Avni Dehari i shkruan poezi vajzės sė Astrit Deharit

Avni Dehari i ka shkruar një poezi mbesës së tij, Arsës. 

Babai i Astrit Deharit zgjedhë fjalë të ëmbla e me plot rimë për mbesën e tij. 

Këtë poezi ai ia kushton në ditën kur Arsa mbushë 5 muaj.  

Arsë e vogël,
Arsë e mirë,
Lulebore,
Fytyrëdëlirë.

Sykaltër,
Flokëzezë,
Lule mali
Plot me vesë.

E pi qumështin
Lluk-lluk-lluk,
E mbush barkun
Si me bukë!

Gu-gu-gu,
Si guguçe,
Shend e verë
Kjo mollëkuqe.

Herë si kec
Blegërin, 
Herë si mace
Mjaullin.

Kur lyp qumësht
Me piskamë,
Thua në zjarr
Paska rënë.

Faqes loti,
Kur i shkon,
N’shpirt të prek,
Të lëndon.

Qan me zë
Të shqetëson,
Është e vogël,
Arsa jonë.

Vau, vau
Nuk pushon,
Me ngulm Arsa,
Qumësht kërkon.

Andaj mami
Fort kujdeset,
Kurrë pa qumësht
Të mos mbetet.

Porsa qumështin
Arsa merr,
Urtësohet, 
Bëhet shqerrë.

Tjetër gjuhë 
E vogla s’di,
Të mbaj rendin
Në shtëpi.

Me t’rënë terri,
Për çdo natë,
N’cep t’dritares
Hënë e artë.

Me rreze t’buta
E ledhaton,
Gjumë të ëmbël
I dhuron.

Në mëngjes 
Fup n’govatë,
Sikur rosë,
Mu si patë.

Pasi lahet
N’ujë me shkumë,
Struket n’shtrat
Sikur pëllumb.

N’rroba t’buta
Kotullohet,
Nën jorgan
Arsa ngrohet.

Si një qengj
Shkrihet n’gjumë,
Që të rritet
Sa më shumë.

Dhe kur zgjohet,
S’qan, po qesh,
E çon gojën
Vesh më vesh.

Kur qesh Arsa
Qesh natyra,
I ndrit syri
Dhe fytyra.

Mban fustan,
T’pastër borë,
Ky zambak,
Lulekëmborë.

Arsa jonë 
Faqekuqe,
Zbukurohet
Si burbuqe.

Rritet, rritet
Arsë e bukur, 
Kuq e bardhë,
Mu si flutur.

Arsë e dashur
Luleyll,
Natën hënë,
Ditën diell!

(Kosova Sot)

2 orë e 45 minuta më parë