< A doni t'ju ngjesh roboti? - Lajme - Kosova Sot
A doni t

A doni t'ju ngjesh roboti?

Një robot i specializuar për masazh të shpinës dhe gjurit, ka filluar tanimë që të punojë në Singapor. I quajtur "Emma", që është shkurtesë nga "Expert Manipulative Massage Automation", ky robot imiton shuplakën e njeriut, me qëllim që të bëjë masazhe terapeutike, sikur që janë shiatsu dhe fizioterapia. Qëllimi i prodhimit të këtij roboti ishte që të plotësohen nevojat për masazhistë, meqë është vërejtur mungesa e tyre.

"Emma" gjendet në një dhomë të përshtatur, midis dy shtretërve

Emma" përdor sensorët për ta matur fortësinë e tendinëve dhe muskujve, bashkë me Inteligjencën artificiale dhe kompjuterizmin "cloud", për ta llogaritur masazhin optimal dhe për ta përcjellë rimëkëmbjen e pacientit përgjatë kursit të trajtimit. "Emma" gjendet në një dhomë të përshtatur, midis dy shtretërve. Ajo mund të lëvizë përpara, prapa, lart, poshtë, majtas dhe djathtas, sikur që mund të bëjë edhe lëvizje rrethore.

Gati nuk dallon nga masazhi i bërë nga njerëzit profesionistë

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti teknologjik Nanyang (NTU) në Singapor, të cilët edhe e kanë dizajnuar "Emma"-n, ajo ofron një masazh i cili, sipas pacientëve, gati nuk dallon nga masazhi i bërë nga njerëzit profesionistë. "Emma" është prodhuar nga "AiTreat", një kompani teknologjike që punon në kuadër të NTU-së. Albert Zhang, i cili ka kryesuar prodhimin e "Emma"-s, thotë se përpos që ajo mund ta ofrojë një masazh tradicional kinez, apo mjekësor, sikur që është fizioterapia, përparësia e "Emma"-s është se, për dallim nga fizioterapeutët njerëz, ajo nuk lodhet.

(Kosova Sot)

2 orë e 30 minuta më parë