< Artisti Alban Nimani largohet nga UP, akuzon Mehmet Behlulin për sulm fizik - Lajme - Kosova Sot
Artisti Alban Nimani largohet nga UP, akuzon Mehmet Behlulin pėr sulm fizik

Artisti Alban Nimani largohet nga UP, akuzon Mehmet Behlulin pėr sulm fizik

Këngëtari dhe artisti Alban Nimani, i cili ka qenë edhe profesor në Fakultetin e Arteve, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Këtë e ka bërë siç ka thënë pasi është sulmuar nga profesori Mehmet Behluli.

Më poshtë është shkrimi origjinal i Nimanit me arsyet e dorëheqjes:

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt,

Alban Nimani

(Kosova Sot)

20 orë e 17 minuta më parë