Kadrijaj: Më të përgjegjshëm, në kohën e shkollave në bodrume

  • 14 October 2017 - 16:23
Kadrijaj: Më të përgjegjshëm, në kohën e shkollave në bodrume

Një gjendje të tillë që vendnumëron në pikën zero e konstaton edhe njohësi i kësaj fushe Mustafë Kadrijaj. "Një nga të këqijat që i ka ndodhur Kosovës është prodhimi industrial i diplomave dhe si rezultat i të diplomuarve analfabetë sot e kemi korrupsionin si sistem i qeverisjes, sepse ka ndodhur edhe marrja e diplomës pa dije, që do të thotë ka mundur të shitet lehtë, dhe kjo po shihet edhe në praktikë. Është për të ardhur keq që, përkundër presionit të ishpushtetit serb dhe me institucione paralele, kemi pasur nivel më të madh të përgjegjësisë nga mësimdhënësit e asaj kohe, ndërsa sot në shumë institucione, e sidomos ato private, mjafton pjesëmarrja e studentit në ligjëratë dhe ai e ka të siguruar notën pozitive", u shpreh Kadrijaj. Ai ka pohuar se që nga pas lufta, si në çdo lëmi tjetër, edhe në arsim janë ndërruar vazhdimisht praktikat e dhënies së mësimit, dhe ato kanë ndikuar edhe në rezultatin e nxënies jokualitative. 

(Kosova Sot)