Kjo është qendra e vendvotimit tuaj sot

  • 22 October 2017 - 07:53
Kjo është qendra e vendvotimit tuaj sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun i cili tregon se ku do të votoni në zgjedhjet lokale gjatë ditës së sotme.

Mund të ndodhë që vendvotimi i juaj nga zgjedhjet e kaluara mund të ketë ndryshuar.

Për të mësuar se ku do të votoni kliko KËTU http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote.

(Kosova Sot)