Rushiti: Me në fund vuajtjet e viktimave seksuale u njohën nga institucionet

  • 01 November 2017 - 14:10
Rushiti: Me në fund vuajtjet e viktimave seksuale u njohën nga institucionet

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, ka thënë se me në fund vuajtjet e viktimave seksuale të luftës në Kosovë u njohën nga institucionet e vendit.

Kështu është shprehur ajo përmes një postimi në facebook.

“Më në fund vuatjete e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës ne Kosovë u njohën nga institucionet e vendit!” ka thënë Rushti.

Në javën për të drejtat e viktimave të krimit u tha se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës – meritojnë trajtimin e duhur gjë që deri tani se kanë pas nga institucionet shtetërore , rekomandohet që tani pasi ka filluar procesi të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë akterët dhe që kësaj kategorie t’ia bëjë më të lehtë qasjen në sistemin e drejtësisë.

 (Kosova Sot)