< Thaçi i kundërpërgjigjet Lunacekut për Demarkacionin - Lajme - Kosova Sot
Thaēi i kundėrpėrgjigjet Lunacekut pėr Demarkacionin

Thaēi i kundėrpėrgjigjet Lunacekut pėr Demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e ish-përfaqësues së PE-së, Ulrike Lunacek.

“Është e domosdoshme që Demarkacioni të kaloj në Kuvendin e Kosovës. Nëse duam që liberalizimi i vizave të ndodhë, atëherë duhet të kalojë Demarkacioni. Qëndrojë fuqishëm pas atij nënshkrimi dhe mendojë qe ka qenë i drejt. Kemi vlerësimin e komisionit, kemi vlerësimin e NATO-së”, përfundoi Thaçi.

Ai gjithashtu potencoi se ngadalësimi i kësaj çështje është i dëmshëm.

Ndryshe, gjatë ditës se djeshme ish-përfaqësuesja e PE-së në Kosovë, gjatë konferencës përmbyllëse ka akuzuar presidentin Thaçin, ministër i punëve të jashtme atëherë për nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi, pa marrë paraprakisht miratim e Parlamentit të Kosovës.

 (Kosova Sot)

14 orë e 15 minuta më parë