Familja e Komandant Shqiponjës: Si pranojmë zyrtarët e BDI-së për ngushëllime

  • 28 July 2015 - 16:32
Familja e Komandant Shqiponjës: Si pranojmë zyrtarët e BDI-së për ngushëllime

Familja Rexhepi, e Komandant Shqiponjës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, duke pohuar se strukturat e BDI-së nuk janë të mirëseardhura për ngushëllime në familjen e tyre.

 “Një Apel nga Familja Rexhepi (Komandant Shqiponja). Ju kishim lutur që strukturat e partisë së BDI-së të mos na shqetësoni si familje e Komandant Shqiponjës për arsye se nuk jeni të mirëseardhur. I tërë populli shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë në trojet shqiptare, si dhe komplet struktura e juaj e BDI-së që është në pushtet e kanë pasur të njohur rastin e Komandant Shqiponjës, por asnjëri nuk e ka përkrahur publikisht nga struktura më lartë e partisë së BDI-së në pushtet".

"Dihet se Komandant Shqiponja ka dashur t’i ndihmoj popullatës së Kumanovës, njëkohësisht opioni ka qenë i informuar përmes mjeteve informative sikurse mbrojti shqiptarët në Luftën e vitit 200. Andaj mos e keqpërdorni emrin e Komandant Shqiponjës dhe të familjes Rexhepi në krye me vëllain e të ndjerit Komandant Shqiponjës, Xhelil Rexhepi”, thuhet në rrjetin social të Komandant Shqiponja në facebook.