Dënohet me tre vjet burg, gruaja që lindi fëmijën e 12-vjeçarit

  • 28 July 2015 - 19:37
Dënohet me tre vjet burg, gruaja që lindi fëmijën e 12-vjeçarit

Gruaja nga Melbourni i Australisë, ka mbetur shtatzënë me djalin e shoqes së ngushtë, i cili ishte vetëm 12-vjeç.

Ajo e kishte për detyrë që të dërgonte fëmijët e shoqes në shkollë, shkaku i obligimeve të shumta të nënës.

Mirëpo, 40-vjeçarja ka kishte ndjenja për djaloshin 28 vjet më të ri, duke i kërkuar që të kenë marrëdhënie, transmeton Telegrafi.

Për afro pesë muaj, ata kanë pasur marrëdhënie të rregullta seksuale, për çdo ditë, pa përdorur mjete kontraceptive. Kjo ka bërë që ajo të mbesë shtatzënë dhe të lindte një vajzë.

Gjykata e ka ngarkuar atë me akuzën për seks me të mitur, teksa e ka dënuar me tre vite burg.