Nëpërmes ndjekjeve penale do tu vështirësohet puna kriminelëve në Kosovë

  • 09 November 2017 - 12:09
Nëpërmes ndjekjeve penale do tu vështirësohet puna kriminelëve në Kosovë

Në organizim të Ministrisë së Financave të Koosvës dhe me ndihmën e projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka prezantuar vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuese Speciale e BE-së Nataliya Apostolova, tha se Nuk është bërë mjaftueshëm për ta luftuar ekonominë joformale..Me këtë rast Apostolova tha se qeveria duhet të marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti dhe se ekonomia joformale është një nga fushat me prioritet në agjendën e BE-së dhe që trajtohet në edhe në MSA.“Qeveria t’i marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti. Ekonomia joformale është çështje që është një nga fushat me prioritet në agjendën e BE-së dhe që trajtohet në edhe në MSA. Ka qenë e rëndësishme që të bëjmë vlerësimin dhe shtrirjes së ekonomisë joformale. Vlerësimi tregon që është bërë një zvogëlim në shifrat e ekonomisë joformale dhe kjo është kryesisht për shkak të reformave të ndërmarra nga ministria e Financave, Dogana dhe ATK-ja dhe për këtë dua t’i inkurajoj për të vazhduar me punën e mirë.“… nuk është bërë aq sa duhet për ta luftuar ekonominë joformale. Hartimi dhe miratimi i dokumenteve politike nuk është e mjaftueshme dhe presim nga qeveria që t’i marr seriozisht të gjeturat e këtij raporti. Me përpjekje nëpërmjet ndjekjes penale ne do tu vështirësohej punën kriminelëve në Kosovë”.

(Kosova Sot)