Putini fton Vuçiqin në Moskë - Lajme - Kosova Sot
Putini fton Vuçiqin në Moskë

Putini fton Vuçiqin në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi të enjten ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, i cili i dha ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Moskën në gjysmë të dhjetorit.

Siç njofton kabineti i Vuçiqit, ky i fundit tha se është shumë e rëndësishme që do të ketë rastin të takojë Putinin dhe të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për propozime konkrete në avancimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.

Një nga temat e diskutimit do të jetë edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, thuhet në njoftim.

Vuçiq tha se shpreson të bisedojë me Putinin edhe për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, Evropë, si dhe për gjendjen globale politike dhe ekonomike.

(Kosova Sot)

15 orë e 51 minuta më parë
19/09/18