Kryeparlamentari Veseli takoi komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo

  • 10 November 2017 - 12:20
Kryeparlamentari Veseli takoi komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo

Kryeparlamentari Veseli falënderoi gjeneralin Fungo për rolin dhe kontributin e madh të misionit të KFOR-it në vendin tonë, jo vetëm gjatë udhëheqjes së tij, por që nga viti 1999.

Veseli vlerësoi se falë kësaj prezence të NATO-s, Kosova ka arritur të ndërtohet dhe konsolidohet si një vend i sigurt, stabil dhe i pacenueshëm, duke u kthyer madje në një prodhues të stabilitetit rajonal.

Veseli shtoi po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e meritës për ngritjen e kapaciteteve të plota dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i atribuohet KFOR-it, si një nga mbështetësit kryesor të saj.

Gjenerali Fungo, i cili ka përfunduar detyrën e tij në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës i kanë ofruar KFOR-t, në funksion të misionit të përbashkët për një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mirëkuptues midis të gjitha komuniteteve.

(Kosova Sot)