Badallaj: E vërteta e klubit të "Vetëvendosjes"

  • 10 November 2017 - 14:38
Badallaj: E vërteta e klubit të

Analisti politik Reshat Badallaj thotë po ashtu se një lidhje e tillë joparimore dhe aspak programore mes VV-së dhe AKR-së për Prishtinën vjen në saje të etheve të humbjes së Shpend Ahmetit në garën për mandatin e dytë, prandaj ai me çdo çmim po dëshiron të provojë edhe kartën e fundit për të mbetur në pushtet. "Vetëm të mjerët, qyqarët dhe naivët kanë menduar se klubi 'Vetëvendosje' angazhohet për komb, për flamur,për bashkim kombëtar dhe për shtet. Ky klub ka dëshmuar se është shkatërruese e vendit dhe synimi i kësaj ka qenë gjithmonë lidhja e tyre me mafio-oligarkët", u shpreh ai për "Kosova Sot".

"Ky klub, që quhet 'Vetëvendosje', është një bandë e pazareve, por jo e pazareve të ditës, veçse e pazareve të kanaleve të natës dhe të errësirës, të nëntokës kriminale,por prapa kurrizit të popullit, e në dëm të popullit, për t'u pasuruar personalisht me të gjithë sejmenët. A është ky klub që deri dje nuk ka lënë gjë në fytyrë të tokës pa folur keq për këta xhambazë prorusë dhe tani çka doli…Shpend Ahmeti, këtë marrëveshje tinëzare e bën për dy arsye, e para, për atë të pazareve dhe bizneseve se si të bëhen të kamur dhe e dyta, i ka hyrë frika në palcë se do ta humbë kryeqytetin. Dhe, tani çfarë dallimi ka me klanin "Pronto"? Asnjë dallim", tha Reshat Badallaj.

(Kosova Sot)