Grabitet pika shitëse e PTK-së në qendër të Prishtinës
Është grabitur sot rreth orës 18:00 filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës në lagjën “Tre Sheshirat” në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, teksa zyrtarë të policisë thanë se janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Xhorxh Bush ka ndodhur plaçkitja. Policia ka marrë informatën dhe njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
E pyetur nëse ka të arrestuar, Ahmeti tha se për momentin janë në fazën e parë të hetimeve dhe se informatat do të jepen me kohë
Dëshimtarë nga vendi i ngjarjes thonë se grabitja ka ndodhur në mënyrë të armatosur.
(Kosova Sot)